VIDEO/ Momenti i ekzekutimit të Bledar Birçajt, nga makina dalin 2 persona. Si i shpëtoi breshërisë së kallashnikovit 20-vjeçari

12/05/2021 12:42

Top Channel ka siguruar momentin e vrasjes së Bledar Birçajt në qytetin e Vlorës. Aty vihet re se në automjet me 38 vjeçarin, përveç efektivit të antidrogës ka qenë edhe një 20 vjeçar.

Ky fakt është konfirmuar dhe nga blutë e Vlorës. 20 vjeçari është kushëri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës. Nga burimet konfirmohet se nuk rezulton i përfshirë në botën e krimit.

Në video duket momenti kur autorët qëllojnë me armë, makina frenon, prej saj del efektivi policisë dhe në fund të videos hapet sërish dera e dytë e automjetit çka tregon se ka pas dhe një person tjetër.

Në dëshminë në polici 20 vjeçari nuk ka ndihmuar shumë në lidhje me ngjarjen. Veç faktit që ka qenë i tronditur, ai ka treguar se i ka shpëtuar fatmirësisht plumbave pasi ishte në pjesën e pasme të makinës nga krahu pasagjerit.

Nga frika nuk ka mundur të dali nga automjeti as kur efektivi policisë ka dal pas saj. Pasi pushoi breshëria e kallashnikovit dhe frenoi tërësisht automjeti ai ka dal i terrorizuar në rrugë. I riu nuk ka mundur t’i njohë autorët e kamufluar tërësisht teksa dhe ai shprehet se nuk ka dijeni për konfliktet e mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA