Pas lëkundjeve të tërmetit të natës së kaluar dhjetëra familje kanë qëndruar gjatë natës në qiell të hapur.

Banesat e dëmtuara një herë nga tërmeti i 1 qershorit të vitit 2019 këtë herë janë dëmtuara përsëri dhe rrezikojnë shembjen.

Tërmeti me epiqendër në Greqi i shkallës 5.2 rihter shkaktoi lëkundje të forta edhe në fshatrat kufitare të Devollit, ndërsa në disa shtëpi janë thelluar edhe më shumë dëmet. Një pjesë e banorëve që jetojnë ende brenda tyre tashmë tremben për jetën e tyre pasi muret e tavanet u janë çarë dhe mund të bien në çdo moment.

Pas tërmetit grupet e ekspertëve kanë nisur verifikimet ndërsa kryebashkiaku i Devollit pohon se janë dëmtuar përsëri disa nga banesat që janë prekur nga tërmet i 2 viteve më parë.

Përveç fshatit Vidohovë si pasojë e tërmetit janë shkaktuar dëme edhe në disa banesa në fshatrat e tjerë, ndërsa banorët kërkojnë ndihmë pasi e kanë të pamundur jetesën brenda tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA