Manchester City mbyll llogaritë! Kampion i Premier League pas disfatës së Man. Utd

12/05/2021 12:14

Për Manchester City ishte vetëm çështje kohe fitimi matematikisht i titullit kampion të Premier League.

Skuadra e pep Guardiolës në fakt e siguroi këtë sukses të radhës nga divanët teksa ndoqën në ekran humbjen e Manchester United ndaj Leicester në Old Trafford 1-2, një rezultat që e la diferencën mes 2 skuadrave të Manchester në 10 pikë kur ato kanë edhe 3 ndeshje për të luajtur, një diferencë kjo e pamundur për t’u përmbysur.

Nuk ishte aspak një sukses i lehtë për Manchester City edhe pse u duk dominues. në fakt skuadra e Guardiolës nuk e nisi aspak mirë sezonin teksa në 8 ndeshjet e para grumbulloi vetëm 12 pikë duke regjistruar startin më të dobët të sezonit që nga sezoni 2008/2009. por me kalimin e kohëve, skuadra e Citizens u shndërrua në një makineri thuajse perfekte duke filluar shkëputjen ndaj rivalëve të saj. Që pas humbjes me Tottenham në muajin nëntor, Manchester City fitoi 22 nga 27 ndeshjet e radhës duke vendosur një rekord prej 15 fitoresh radhazi dhe duke barazuar rekordin e 11 fitoreve radhazi në transfertë.

Meritë për këtë sukses të Manchesteër City e ka padyshim pep Guardiola. Me katalanasin në stol Manchester City ka fituar 3 tituj kampionë me 50 vjecarin që regjistron një statistikë të veçantë, me 3 tituj të fituar me cdo skuadër që ka stërvitur duke përfshirë Barcelonën e Bayernin e Mynihut. Nën drejtimin e Guardiolës, Manchester Coity e con në 8 numrin e trofeve të fituar deri tani. Për këtë sezon, skuadra e Citizens ka mundur të fitojë edhe Kupën e Ligës, ndërkohë që ka shanse të fitojë edhe një trofe tjetër, atë më të rëndësishmin dhe më të lakmuarin, Ligën e kampionove teksa në finalen e 29 majit do të përballet me Chelsea, me trajnerin Guardiola që kthehet në një finale të tillë 10 vjet pas titullit të fundit evropian të fituar me Barcelonën në 2011.

Top Channel