Një zhytëse ka mundur të gjejë një unazë të humbur martese pasi e pikasi atë rreth kokës së një peshku. Nathan Reeves, po vizitonte ishullin Norfolk, në veri të Australisë, bashkë me të shoqen, kur pa se unaza e tij i kishte rënë.

Ai nuk shpresonte më ta gjente unazën e humbur, deri sa një zhytëse vendase, Susan Prior ta pikaste unazën e humbur 800 dollarëshe, në kokën e një peshku.
Ajo tha për mediat australiane se pamja e peshkut të ngecur në unazë, ishte e trishtë dhe ajo mendonte se krijesa vuante prej kësaj. Metali mund të hiqej vetëm duke e kapur peshkon në një rrjetë dhe duke ia hequr me kujdes, tha zhytësja. “Peshku duket se është mirë për momentin, por ndërsa rritet, unaza do ti shkaktojë vështirësi”.

Ajo kishte dëgjuar se një çift e kishte humbur unazën e martesës, dhe mundi ta gjente çiftin përmes një faqeje komunitare në Facebook. Tani, banorët lokalë po përpiqen ta gjejnë peshkun dhe ta heqin unazën në të cilën ai ka ngecur për t’ia kthyer pronarit të saj. Por, ky nuk është një mision i lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA