Dy të shpëtuar nga plumbat në Vlorë/ Në makinë me viktimën ishte një polic dhe një 20 vjeçar

12/05/2021 15:05

Video e kamerave të sigurisë që regjistruan vrasjen e ndodhur në Vlorë tregojnë se në makinën që u qëllua me 30 plumba kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Viktima 38 vjeçari Bledar Birçaj morri disa plumba në trup nga breshëria e dy armëve automatike. Ndërkohë që sic duket edhe në video, në makinë ishte edhe një oficer policie i anti drogës, i cili duket që del nga makina dhe mundohet t’i largohet atentatorëve. Ai më pas është pyetur në polici dhe ka thënë se nuk ka njohur asnjë nga atentatorët. Në automjet me 38 vjeçarin dhe policin e antidrogës ka qenë edhe një 20 vjeçar.

Ai është kushëri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës dhe policia nuk ka asnjë të dhënë që ai të jetë përfshirë në aktivitet kriminal. Në videon e plotë duket momenti kur autorët qëllojnë, makina ndalon dhe prej saj del efektivi policisë dhe në fund të videos hapet sërish dera e dytë e automjetit dhe del një tjetër person. Në dëshminë në polici 20 vjeçari nuk ka ndihmuar shumë në lidhje me ngjarjen.

Veç faktit që ka qenë i tronditur ai ka treguar se i ka shpëtuar fatmirësisht plumbave pasi ishte në pjesën e pasme të makinës nga krahu pasagjerit. Nga frika nuk ka mundur të dali nga automjeti as kur efektivi policisë ka dal pas saj. Pasi pushoi breshëria e kallashnikovit dhe frenoi tërësisht automjeti ai ka dal i terrorizuar në rrugë. Nuk ka mundur ti njoh autorët e kamufluar tërësisht teksa dhe ai shprehet se nuk ka dijeni për konfliktet e mundshme.

Top Channel