Meta letër publike, bën thirrje: Protesta periodike para SPAK, denonconi të gjitha manipulimet
20/11 17:36
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel tha se autorët e atentatit në Vlorë nuk kanë qenë të sofistikuar pasi u ra arma në dorë.
“Ata janë futur në hesape për interes të tyre, ish policë problematike, kanë qenë raste të atyre që kanë qenë në Afganistan. Ata në Vlorë mund ta kenë qenë vrasës me pagesë, nuk ishin shumë të sofistikuar se u ra arma në tokë”, tha ai.
Vrasja e biznesmenit Bledar Birçajt në Vlorë tronditi gjithë opinionin publik. Dy persona të veshur me të zeza kanë filluar të godasin në drejtim të automjetit tip BMW dhe kanë qëlluar plot 30 herë, ku 7 plumba e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë në vend të pajetë.
Top Channel