Kyrian Nwabueze nuk ka pengje për përvojën me Laçin, e mbyllur ende pa përfunduar sezoni. Gjatë rrëfimit për “Zona Gol”, sulmuese nigerian me pasaportë amerikane mohoi që ndarja erdhi për arsye shëndetësore.
“Për mua ka qenë një situatë e ndërlikuar te Laçi. Futbolli kështu është, kur luan mirë, gjithçka shkon në rrugën e duhur, në të kundërt, gjithçka bëhet e vështirë.
Ishte një zgjidhje e kontratës dypalëshe. Kisha disa gjëra për të cilat nuk ramë dakord, por kjo i përket të shkuarës.”
Gjendja shëndetësore: “Është e vërtetë që në të shkuarën kam pasur problem shëndetësore, por aktualisht ndihem mirë. Më vjen keq që nuk më kontakton dikush përpara se të shkruajë në lidhje me shëndetin tim. Unë kam besim te vetmja, nuk do të tërhiqem nga futbolli, për deri sa ndihem mirë do të vazhdoj të luaj.”
Mungesa e konkurrencës: “Ishte një sezon i pafat. Të jem i sinqertë, pata mundësinë të largohesha nga Laçi dhe të merrja më shumë para, por drejtuesit nuk donin, sepse po projektonin një skuadër për titullin kampion. Nuk kisha konkurrencë, vjet kisha Shkurtajn, tani nuk kisha më.”
Provokimet: “Në Shqipëri pas sezonit që bëra u bë shumë e vështirë, kisha 3-4 lojtarë që më provokonin dhe më godisnin Do të ishte më mirë të mos ndodhte ai episod që ndodhi në sfidën ndaj Bylisit. Nuk dua ta shoh më veten në atë situatë.”
Largim pa pengje: “Pengje nuk kam, s’është mirë të kthesh kokën pas i penduar. Kam pasur marrëdhënie të mira me trajnerin Duro dhe lojtarët. Përvojën te Laçi e cilësoi si pozitive. I vendos vetes notën 10, isha lojtari më i mirë i skuadrës. Golin më të bukur e shënova ndaj Vllaznisë. Do vazhdoj të luaj, do ta dëgjonin emrin tim duke shënuar.”
Qëndrimi i mundshëm në Superiore: “Nuk dua të them që nuk ka shanse të kthehem në Shqipëri, por dua të vazhdoj karrierën në vende të tjetër, për momentin Kategoria Superiore, nuk është në planet e mia.”
Top Channel