“Ftohja” mes PD dhe LSI/ Analisti: I përçau Rama, Meta ra pre e fushatës së kryeministrit

11/05/2021 22:40

Analisti, Adri Nurellari, i ftuar në “Open” shprehet se “Meta ra pre e fushatës së Edi Ramës”.

Tashmë, mazhoranca ka nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit, ndërsa marrëdhënie politike mes dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se është krisur, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Nurellarit, Rama arriti t’i përçajë dy partitë aleate. “Ai nuk ofroi asgjë në fushatë, as plan asgjë. Thjesht, u tha njerëzve dilni për inat të Berishës, për inat të Metës, përdori imazhet e tyre. Ai synonte vetëm votën e socialistëve, as të elektoratit gri, por u tha dilni votoni për inat”.

Analisti shton se dhe Presidenti “ra në këtë grackë”. “Rama i nxiti votuesit duke provokuar, ku pre ra dhe Meta”. Sipas tij, provokimet u reflektuan me deklaratat e bujshme të Presidenti, të cilat tani janë shkak pësr ta “rrëzuar” nga detyra.

Top Channel