Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, gjendet një automjet i djegur në Golem
11/05/2021 22:25
Në fshatin Kryemëdhenj, Golem, është gjetur i djegur plotësisht një mjet tip “Benz”, pa targa, i cili dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Everest Çakas.
41 vjeçari Everest Çaka u vra mbrëmjen e sotme në Elbasan, ndërsa e plagosur ka mbetur bashkëshortja e tij Silvana Çaka.
Një vrasje e stilit mafioz ku të gjitha pistat të çojnë në një larje hesapesh dhe hakmarrje të mundshme, që duket se lidhet me disa pista ku familja Çaka ishte e përfshirë.
Top Channel