Bunkerët ose qendrat e zjarrit sic përdoren në terminologjinë ushtarake i ndesh kudo dhe në çdo vend të Shqipërisë, por më me shumicë këto lloj fortifikimesh gjenden në zonat bregdetare dhe kufitare.
Këto bunkerë që ishin planifikuar si objekte mbrojtëse në raste lufte, në kohën e sotme mund të kthehen shumë mirë në objekte turistike, pasi të huajat që vizitojnë vendin tonë dhe kryesisht qytetin e Vlorës janë të interesuar t’i vizitojnë.
Një zonë e tillë me bunkerë është dhe zona e Qafës së Llogorasë ku janë në luftën e parë botërore nga italianët.
Nexhip Hysolakoj: Janë ndërtuar në periudhën 1913-1920 dhe kanë një strategji në ndërtim , ku ka një bunker kryesor i cili hapet në disa degë. Karakteristikja e ndërtimit të tyre është ndërtimi me gur dhe në zonë shkëmbore , duke përdorur dhe betonin, në një sipërfaqe shumë të madhe, ku shumica e këtyre bunkerëve janë ende të pa zbuluar.
Këto fortifikime ndodhen në një terren të thyer dhe rreth 30 min ecje në këmbë nga rruga kryesore në një vend strategjik dhe ndodhen pothuajse në të gjithë zonën. Ajo që është interesante në ndërtimin e këtyre bunkerëve është se ushtarakët Italianë i kanë ndërtuar në shkëmb dhe me gurë, dhe për 110 vite i ka rezistuar kohës , por aty gjejmë dhe mbishkrime nga ushtarët që kanë punuar.
“Është në interesin e turisteve eksplorimi i këtyre bunkerëve, këtë shteg ku ecëm duhet ta integrojmë dhe ta lidhim me shtegun e Cezarit, për të bërë më atraktiv, dhe bunkerët janë elementi kryesor që kërkohet nga turisti i huaj”, shprehet Nexhip Hysolakoj.
Top Channel