Pikturat e Shpëtim Kërçovës/ Autori vjen me ekspozitën e tij më të madhe personale

10/05/2021 20:13

Qen, trëndafila, notarë dhe piktorë apo edhe në mes të gjelbërimit janë cikle dhe subjekte që piktori Shpëtim Kërçova i sjell në ekspozitën e tij të sapo çelur në Galerinë Fab.

Ekspozita, më e madhja e tij personale në Shqipëri, përmban thuajse ekskluzivisht vetëm vepra në pikturë si dhe disa vizatime parapregatitore që kanë shërbyer si skica më të hershme për pikturat e mëpasme.

Në përmasa modeste dhe të mesme, pikturat e Kërçovës janë një varg përsiatjesh të pareshtura piktorike mbi tema të caktuara që janë të gjitha të përfshira këtu. Thuajse të gjitha veprat e tij janë produkt i vëzhgimit të tij intensiv dhe të shtrirë në kohë nga ambiente të mbyllura .

Për Kërçovën si artist vlen ajo që Pierre Bonnard thoshte për veten:

“Prej kohësh më tërhiqte vizatimi dhe piktura, por nuk ishte një pasion i pandalshëm; çfarë unë desha, me çfarëdolloj çmimi, ishte të shpëtoja nga monotonija e jetës.”

Ekspozita është e hapur deri në 25 Maj 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA