Itali, mediat: Trajneri ‘i pajustifikueshëm’ i Juventus në prag shkarkimi pas humbjes turpëruese 3-0 nga Milan (fotot)

10/05/2021 17:13

Sezoni i kampionëve të Italisë, Juventus duket në prag të katasfrofës pas humbjes së djeshme 3-0 ndaj Milan që po i çon ata pranë mbetjes jashtë Champions League sezonin që vjen.

Sot gazetat italiane nuk kishin asnjë fjalë të mirë për këdo të përfshrë me skuadrën e Juventus, veçanërisht për trajnerin Andrea Pirlo, duke thënë se shkarkimi i tij është çështje ditësh.

Corriere dello Sport kryesonte fushatën, me titullin kryesor ‘Pirlo Jashtë’ së bashku me foton festive të skuadrës së Milan.

E përditshja shtonte se Juventus përballet me pasiguri te plote në tre ndeshjet e mbetura, që nisin nga e mërkura kundër Sassuolo, e ndjekur nga ndeshja me kampionët e shpallur aktualë Inter.

Rrjeti Tuttosport gjithashtu nuk kishte fjalë ngushëllimi për Pirlo dhe skuadrën e tij.

‘Goodbye Pirlo’ shkruante e përditshmja në faqen e parë, duke e quajtur lojën e skuadrës ‘të pashikueshme’ kundër Milan. Ata e quanin postin e Pirlo si trajner i Juventus ‘i pambrojtshëm’.

Gazzetta dello Sport shtonte akoma më shumë vuajtje për torinezët teksa citonte fjalët e dobëta të Pirlos pas ndeshjes – “Do të vazhdoj aq më lejojnë” – duke sinjalizuar se fati i tij është vulosur tashmë.

Pas përballjeve me Sassuolo e Inter, Juve do të ketë ndeshjen e fundit më 23 maj kundër Bologna.

Disfata 3-0 nga Milan i lë ata në vend të pestë një pikë poshtë 70 të Napolit.

FOTO GALERI
1/5
Posti i Pirlos eshte 'i pambrojtshem' te Juventus, sipas mediave italiane

Top Channel