![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Danilo D’Ambrosio mund të jetë futbollisti i parë që mund të lërë Interin në fund të këtij sezoni.
Mediat në Itali raportojnë se drejtuesit zikaltër nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës e cila i skadon në 30 qershor, mbrojtësit 32-vjeçar i cili mund të ndërrojë ekip por jo qytet në merkaton e verës pasi emri i tij po përflitet për një kalim të mundshëm te Milani.
Duke parë vështirësitë financiare që po has Interi, nuk përjashtohet mundësia e largimit të D’Ambrosios.
Top Channel