E fiksuar pas hapësirës, 7-vjeçarja bëhet fëmija i parë që dërgon objekt në Hënë (FOTO)

10/05/2021 12:27

Elizabeth Norman është një 7 vjeçare, e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë.

Astronautja nga Leicester, u fiksua pas hapësirës pasi shikoi uljen e Nasa’s Perseverance Rover në Mars vitin e kaluar dhe vendosi të ndërtonte raketën e saj.

Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë. Kur fluturoi rreth 10 metra në ajër, krijuesit e vërtetë të  Vulcan Centaur u impresionuan dhe kontaktuan menjëherë me Elizabeth.

Ekspertët amerikanë i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, e cila do të përmbajë artikuj që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale.

ULA është porositur nga Nasa për të siguruar raketën pa pilot që do të ulet në sipërfaqen e Hënës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA