
25/02 09:55
Izmir Smajlaj ka thyer të shtunën sërish rekordin kombëtar në disiplinën e kërcimit së gjati, duke kapërcyer largësinë prej 8 m e 11 cm që e mbante po vetë, dhe duke e çuar rekordin e ti në distancën 8 m e 16 cm.
Një gjë të tillë kampioni shqiptar i Europës në kërcim së gjati e ka arritur gjatë Ditës së Kërcimeve, veprimtarisë që i kushtohej kësaj disipline dhe që mblodhi disa prej sportistëve më të mirë të saj.
27-vjeçari bëri një garë në rritje, duke kërcyer 7 m e 93 cm në provën e parë dhe 8 m e 6 cm në të dytën. Ndonëse kërceu, por me faull, 8 m e 26 cm në provën e 3-të, që u anulua kësisoj, shkodrani e korrigjoi veten në provën e 4-t, duke arritur largësinë e rekordit të ri.
Top Channel