Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 14 persona ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me virus.

Me këto shifra numri i viktimave arriti në 5.093 ndërsa numri i rasteve në 154.026.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 298 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 137.962.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.971.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.993 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 740.005 teste në vend.

Top Channel