“Do më vrasin”/ Çfarë i tha biznesmeni avokatit të tij pak ditë para se ta ekzekutonin. Detaje të reja dalin në dritë për lëvizjet e autorëve

09/05/2021 10:36

“Do më vrasin”, ky ishte mesazhi që biznesmeni 54-vjeçar, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në mes të ditës, në Zakynthos, në Greqi, i kishte thënë një miku të tij.

Viktima ishte Dimis Korfiatis, baba i tre fëmijëve. Policia po heton faktin se autorët mund të kenë bërë prova pak para se të vrisnin biznesmenin, ndërsa autoritetet disponojnë pamje që tregojnë momentin kur ata janë arratisur.

Po ashtu mediet fqinje thonë se është rrëzuar pista që ekzekutorët të jenë larguar nga ishulli dhe po punohet për të gjetur personat që ishin në shtëpi me qira dhe janë larguar nga Athina në fillim të muajit.

Përgjatë këtij një viti viktima synonte që të gjente ata që i vranë gruan dhe e plagosën atë në qershor të vitit të kaluar, por mbi të gjitha të shmangte vdekjen e tij.

Avokati i viktimës

Të njëjtën frikë, biznesmeni 54-vjeçar, Dimis Korfiatis, ia kishte shprehur edhe avokatit të tij, Theodoros Mantas.

” Biznesmeni kishte shprehur frikën për familjen e tij. Që nga dhjetori i vitit 2020, ai kishte dëshmuar para zyrës së prokurorit dhe kishte dhënë emrat e atyre që morën pjesë në vrasjen e gruas së tij”, tha avokati.

Policia tani po heton të kaluarën e tij dhe rastet, në të cilat ai ishte i përfshirë indirekt ose direkt. Ndërkohë mësohet se makina e përdorur nga ekzekutorët për vrasjen e biznesmenit në Zakynthos u vodh nga Athina në fund të muajit mars. Autorët dyshohet se përdorën targa false nga një makinë tjetër e të njëjtit lloj, ndërsa kishin të pajisur edhe me një kallashnikov.

Ngjarja e një viti më parë

Qershorin e kaluar, persona të panjohur, që ende edhe sot nuk janë zbuluar qëlluan 54-vjeçarin dhe gruan e tij, duke i marrë jetën bashkëshortes së tij. Viktima Christina Kloutsinioti, ishte edhe kandidate për këshilltare komunale në zgjedhjet e mëparshme lokale të mbajtura në Greqi.

Deklarata e vëllait të viktimës

“Unë jam vëllai i Dimis, çfarë të të them? Nuk është koha e duhur sepse jam në skenën e sulmit vrasës. Ngjarja tragjike ndodhi disa orë më parë. Vëllai im ishte pranë një qendre tregtare 24-orëshe në Zakynthos, e cila ka shumë dyqane atje dhe është një vend i populluar. Vëllai im hyri në një zyrë kontabiliteti, vrasësit kaluan pranë me një makinë Fiat Panda. Ata ndaluan, qëlluan në derën e zyrës, hynë brenda, e vranë atë, u ngritën dhe u larguan. Kjo ishte e gjitha. Tani tre mbesat e mia do të mbeten jetime nga babai i tyre, pasi nëna e tyre u vra verën e kaluar”, tha vëllai i viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA