Në Gjirokastër në ditën ndërkombëtare të shpendëve shtegëtarë ornitologët dhe ambjentalistët sollën në vëmendje vlerat e habitateve natyrore të luginës së Drinos dhe Vjosës që strehojnë shkabën e fundit folezuese në Europë, kalin e qyqes.
6 çifte dhe 3 individë të vetmuar të shpendit të mbrojtur u kthyen në luginë disa javë më parë. Specialistët janë të shqetësuar për kërcënimet e shumta që përball përgjatë pranverës dhe verës kjo specie dhe janë duke ndërmarrë fushata të vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen. Këtë herë kali i qyqes erdhi si kartolinë për vizitorët dhe kalimtarët.
Në luginën e Drinos janë ngritur dy stacione të ushqimit suplementar për kalin e qyqes që do të jenë aktivë edhe këtë vit.
Biologët kanë vëzhguar përsëri këtë pranverë edhe një tjetër specie të kërcënuar me zhdukje,3 individë të lejlekut të zi. Vëzhgimi i tij është një ngjarje e rrallë për shkak të sjelljes diskrete dhe natyrës vetmitare të këtij shpendi.
Top Channel