Dinamo kthehet në superiore/ Pas 9 vitesh vuajtjesh, “Blutë” e kryeqytetit rikthehen në elitë

09/05/2021 19:33

Sot, kalvari i vuajtjeve për skuadrën blu të kryeqytetit ka përfunduar.

Në minutën e 11-të dhe 87-të të takimit Vora-Dinamo. Sulmuesi Djidjiwa ishte autori i të dy golave të këtij takimi që i dha mundësinë bluve kryeqytetas të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh që militonin në kategoritë inferiore të futbollit tonë.

Maji i vitit 2012, kur blutë e kryeqytetit zbrisnin nga elita e futbollit shqiptar, tashmë i ngjan një ëndrre të keqe dhe me rikthimin e saj në kategorinë më të lart]ë të futbollit është një arritje e madhe për vetë këtë sport, sic thotë një nga ikonat e bluve si Faruk Sejdini.

Takimi tjetër i grupin A për fazën “play-off” për Kategorinë e Parë midis Korabi dhe Burrelit përfundoi në barazim 1-1. Pas këtyre ndeshjeve, kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur, Dinamo kryeson grupin 47 pikë, e ndjekur nga Burreli me 41 pikë dhe Korabi me 40 pikë

Top Channel