Titulli i 9 radhazi/ Bayern Munich nuk ndalet, shpallet sërish kampione e Bundesligës gjermane

08/05/2021 17:43

Bayern Munichu ka arritur të shpallet kampion në Bundesliga për sezonin 2020/21 tri ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit.

Bavarezët janë konfirmuar edhe një herë si mbretër të kampionatit gjerman duke fituar titullin e këtij sezoni në Bundesliga.

Titulli kampion i Bayernit vjen tri ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit, pasi tashmë ndjekësit nuk kanë asnjë gjasë për ta arritur.

Ndjekësit më të afërt të tyre, RB Leipzig u mposhtën 3-2 në transfertë përballë Dortmund duke bërë që rezultatet tjera të Bayernit të mos jenë të rëndësishme më.

Ky është titulli i nëntë radhazi për Bayernin dhe i 30-të në histori të klubit.

Top Channel