Janë të shumtë pushuesit të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur Drilonin por edhe vijën liqenore të Pogradecit.
Kanë zgjedhur të shijojnë peizazhin, gatimet dhe shumë atraksion e të tjera ndërkohë që moti i ngrohtë duket se i ka favorizuar.
Driloni mund të soditet nga varka apo edhe duke ecur në këmbë mes gjelbërimit ndërsa sado të shumtë të jenë frekuentuesit e tij zërat e tyre duket se zbehen mes kësaj natyre të veçantë. Të organizuar me familjen apo edhe shoqërinë pushuesit nga Shqipëria e jo vetëm zgjodhën të shijojnë një fundjavë të qetë në këtë perlë të natyrës.
Do të duhet ende investim e shërbime të shtuara për ta rritur nivelin e turizmit ne këtë zonë të Pogradecit por ndërkohë për ata që duan t’i largohen zhurmës e rrëmujës së qyteteve ky mbetet një cep i bukur i natyrës sonë.
Top Channel