Fitore mes sherrit, 6 të shoqëruar. Tirana mund Kastriotin në Selman Stërmasi!

08/05/2021 18:20

Tirana mori fitore sot kundër Kastriotit në Selman Stërmasi, por sfida nuk kaloi pa një sherr.

Bardheblutë fituan 1-0 me golin e Hoxhallarit, por ky moment inatosi krutanët të cilët hynë edhe në fushën e gjelbër. 6 persona janë shoqëruar mes të tjerëve edhe Alban Vogli presidenti i Kastriotit.

Ndërkohë dy policë janë goditur, njeri prej të cilëve ka pësuar dëmtim në hundë, tjetri dhëmbët, në momentet e ndalimit.

Humbja ndaj bardhebluve mund t’i kushtojë shumë Kastriotit që tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

FOTO GALERI
1/40

Top Channel