Lautaro Martinez fitoi titullin e parë kampion me fanellën e Interit katër javë para përfundimit të kampionatit dhe tani është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me zikaltrit.
Duket se kanë kaluar vite drite që nga zërat që e çonin sulmuesin argjentinas në Spanjë. Duke folur për “Espn Argjentina”, vetë Lautaro e pranon se karriera e tij, në një moment, mund të kishte marrë një tjetër drejtimin … me ngjyrat “blaugrana”.
“Isha shumë afër Barcelonës, kisha folur për këtë me Messin, i cili më pyeti se si po shkonte marrëveshja, asgjë më shumë. Për mua do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Por ata kishin probleme ekonomike. Nuk u bë, kështu që qëndrova tek Interi. Dhe ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova “scudetton”.
Në gjurmët e tij nuk ishte vetëm Barcelona. Një tjetër klub gjigant ishte në gjurmët e tij:
“Përfaqësuesit e Realit erdhën të më kërkonin dy herë kur isha në ekipet e të rinjve të Racing, por unë doja të bëja më parë emër në futbollin Argjentinas dhe bëra hapin drejt Europës kur isha gati. Nëse ëndërroj të luaj te skuadra “merengues”? Ka 5-6 skuadra që janë ndër më të mirat në botë sot dhe është normale që, kur emri yt lidhet me një nga këto klube, të dihesh krenar. Por unë jam plotësisht i përqendruar tek Interi. Unë ëndërroj një ditë të kthehem te Racing: tifozët janë të çmendur, të pasionuar, ata i ngjajnë atyre të Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij “.
Pastaj një opinion për partnerin e tij në sulm, Romelu Lukakun, me të cilin afiniteti është i jashtëzakonshëm.
“Më pëlqen shumë se si ai luan, ne jemi shumë të lumtur në fushë. Përveç kësaj, ai është një person i shkëlqyer”.
Top Channel