FOTO/ Deklaroi se ka video duke kryer marrëdhënie seksuale me Ronaldon, ylli latin i pornos çmend rrjetin me postimet e fundit
28/11 16:58
Këngëtarja Bebe Rexha ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual.
Në një intervistë për “Gay Times”, Bebe pranoi se ka dalë me vajza të famshme në të kaluarën edhe pse tashmë është në një lidhje me Keyan Safyari.
“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”, tha artistja.
Rexha thotë se tërheqja bazohet tek fakti se kush e inspiron në një kohë të caktuar.
“E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë është shumë emocionuese“, theksoi Bebe.
Këngëtarja shqiptare ka qenë gjithmonë një mbështetëse e komunitetit LGBTQ.
Top Channel