Një nga futbollistët që spikati më shumë në fitoren 3-1 të Kukësit ndaj Vllaznisë ishte Gjelbrim Taipi. Në lidhjen me “Gol pas Goli” ai deklaroi se ka edhe një vit kontratë me verilindorët.

“Sot ishte një problematikë e madhe mosmbajtja e topit. Vllaznia na mori mesin e fushës, duke na vënë në vështirësi. Ndonjëherë ndeshjet fitohen edhe duke u mbrojtur, ishim me fat, arritëm të shënonim edhe golin e tretë. Kemi pasur një ecuri negative gjatë rrugës. Edhe pse kemi bërë ndeshje të mira, nuk kemi marrë dot tri pikë. Fituam ndaj një prej ekipeve më të mira të kampionati dhe jemi më të qetë.

E ardhmja: “Kam kontratë edhe 1 vit tjetër, do të dëshiroja të rrija edhe një vit, është edhe stadium i ri. Shpresoj që mos bëjmë të njëjta gabime si këtë sezon.”

Penalltia: “Dua të falënderoj edhe kapitenin Ibraimit, ishte ai iniciatori që insistoi të gjuaja penalltinë, pasi nuk kisha arritur të shënoja një gol këtë kampionat dhe mendoi që ta gjuaja unë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA