Qeveria ka shtyrë me dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë.
Përmes një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e 30 qershorit si afatin e fundit për dorëzimin e saj pranë administratës tatimore. Po në këtë datë, do të kryhet edhe pagesa e detyrimit nëse individët kanë një të tillë.
Në shtesën që i bëhet ligjit “ Për tatimin mbi të ardhurat”, ekzekutivi ka vendosur edhe faljen e gjobave për rastet ku plotësimi i deklaratës ka pasaktësi apo kur tatimpaguesit japin informacione të gabuara e të rreme.
Por, falja e gjobave specifikohet në vendimin e qeverisë do të bëhet vetëm me kusht që dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021. Shtyrja e afati të dorëzimit të deklaratës vjetore të të ardhurave bëhet edhe për të dy punësuarit, për rreth 88600 tatimpagues në total, një proces që bëhet për herë të parë për këtë kategori.
Afati fillestar për dorëzimin e deklaratës vjetore të ardhurave për këto individë ishte 30 prilli. Një vit më parë këtë deklaratë pranë tatimeve e kanë dorëzuar rreth 12 mijë tatimpagues në të gjithë vendin.
Top Channel