Burri e qëlloi me automatik pranë Gjykatës, gruaja ndërron jetë rrugës për në spital. Kush është ish-punonjësi i policisë i arrestuar (EMRI)

06/05/2021 12:58

Qyteti i Elbasanit është tronditur mesditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.

Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende arsyet që kanë e kanë shtyrë Koço Buzon në ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë të policisë ai është arrestuar.

Po ashtu si pasojë e të shtënave i plagosur ka mbetur edhe një avokat, i cili nuk ka lidhje me çiftin, por zona ku ka ndodhur ngjarja ka pasur përreth zyra avokatie. Po ashtu plagë në dorë ka marrë edhe një punonjës policie.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA