BE ndihmë Kosovës për vaksina/ Komisioneri për zgjerimin viziton Prishtinën dhe takohet me Albin Kurtin

05/05/2021 19:48

Vaksinat e dhuruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën mundësuan rikthimin e procesit të vaksinimit që ishte ndërprerë ditë më parë.

Për këtë, në Prishtinë vizitë zhvilloi Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, i cili tha se këto vaksina tregojnë kujdesinë e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Pjesa e parë me 4680 doza nga 95 mijë sa ka ndarë BE-ja për Kosovën në kuadër të mbështetjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, arritën në Kosovë mbrëmjen e së martës.

“Me ketë kontribut sektori shëndetësor i Kosovës do të mund të vaksinohet me dërgesën e parë dhe dërgesat që do vijnë ne qershor do mund të i vaksinoni punëtorët shëndetësorë. Ky është kontributi më i rëndësishëm që të ndihmojmë për fundin e pandemisë. Do vazhdojmë të punojmë për të siguruar më shumë vaksina që të vaksinohen të gjithë. Ne e kemi shoqëruar Kosovën gjatë tërë pandemisë duke ofruar pajisje mjekësore. Tani po vijmë te vaksinat që mendojmë se është përpjekja e fundit për pandeminë, e dini që kjo për ne nënkupton se brengosemi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, ka thënë Varheyi.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tregoi se deri në fund të qershorit synojnë të vaksinojnë të gjitha grupet e rrezikuara.

Fillimi i procesit të vaksinimit me vaksinën Pfiher/ BioNTech zgjoi interesim të madh tek stafi shëndetësor, të cilët krijuar radhë pritjesh para sallës 1 Tetori.

Disa prej tyre tregojnë se qëllimisht pritën këto vaksina pasi nuk kishin besim tek AstraZeneca, ndërsa pjesa tjetër arsyetohen se kishin mjaftueshëm anti trupa.

Top Channel