“Vajza shqetësohet shumë për mua”, zjarrfikësi zbulon dhuratën e veçantë që i ka bërë e bija

04/05/2021 09:37

4 maji njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës.

Ajo është shënuar në vitin 1999 pas vdekjes së 5 zjarrfikësve në një zjarr në Australi. Në këtë ditë organizohen aktivitete të ndryshme promovuese dhe mbështetëse për punën e tyre.

Për të folur më shumë mbi rëndësinë e kësaj dite, ishte i ftuar sot në “Wake Up”, Agustin Pepkolaj, si përfaqësues i shërbimit zjarrfikës në qytetin e Lezhës.

“Shërbimi zjarrfikës është një shërbim totalisht në ndihmë të komunitetit. Është një shërbim, i cili nuk ka dallime, nuk ka kufij, sepse edhe lufta që ne bëjmë është me një armik të përbashkët, si zjarret, përmbytjet, katastrofat, por edhe pandemia së fundmi.

Është një strukturë që shërben 24 orë, nuk ka kufij në sakrificën që bën në ndihmë të komunitetit. Njerëzit, të cilat shqetësohen më shumë janë familjarët, por sidomos vajza e madhe 15-vjeçare. Realisht ajo është më e përkushtuar dhe ndikohet. Vajza sot më ka realizuar një pikturë që ma ka dedikuar mua. Gjesti i saj ka shumë rëndësi për mua”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA