Peshëngritja nis rrugëtimin e Tokios/ Presidenti Gjoza dhe Briken Çalja premtojnë medaljen e parë olimpike

04/05/2021 20:10

Me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë Briken Çalja është një nga dy sportistët shqiptarë pjesëmarrës në Olimpiadën e Tokios që duket të jetë më e varfra në aspektin sportiv në të gjithë historinë e sportit shqiptar. Në Tokio 2020 për kuqezinjtë janë kualifikuar vetëm atletja Luiza Gega, dhe peshëngritësi nga Shtërmeni.

Elez Gjoza president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:

Europiani ishte vetëm një piknisje, ne vazhdojmë me ritme të larta që Shqipëria për herë të parë të marrë një medalje olimpike.
Ndërkohë pak ditë më parë nga ritestimi i dopingut në Olimpiadën e Londrës 2012, Briken Caljka ka rikuperuar 4 pozicione nga vendi i nëntë në të pestin.

Briken Çalja: Ky është një lajm shumë i madh për ne dhe për mua. Kanë ribërë testet e dopingut dhe janë zbuluar sportistë që ishin përpara meje në renditje.

Një lajm i madh edhe në aspektin financiar, pasi janë rreth 20 mln leke që përfiton sportisti Shtërmenas nga kjo renditje e re e Olimpiadës së Londrës. Për në Tokio ai ka vendosur të përgatitet në Cërrik, dhe për këtë herë me sa duket ka marrë sigurinë që s’do t’i mungojë asgjë.

Briken Çalja: Erjon Veliaj është suporti im kryesorë bashkë me federatën shqiptare të peshëngritjes, safi im dhe familja. Jam besimplotë që do t’ja shpërblejë me medalje olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA