Me unazë diamanti vajzash dhe orë Rolex, shuma marramedëse e veshjes së Cristiano Ronaldos

04/05/2021 18:00

Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në një konferencë ndërkombëtare në Dubai, por ajo që ra në sy ishte unaza prej diamanti dhe ora Rolex, që futbollisti kishte vendosur.

Unaza e diamantit, ngjyrë e verdhë, është unazë që zakonisht e mbajnë vajzat dhe ka një vlerë prej 200 mijë paund, sipas The Sun. Ajo përmban një diamant të madh të verdhë të rrethuar nga një aureolë me diamante të bardhë dhe të vendosur në një brez po ashtu me diamante.

Ndërsa ora, ka një çmim akoma më të kripur, 380 mijë paund. Aksesori me shkëlqim mendohet të jetë ora më e shtrenjtë e Rolex, e bërë ndonjëherë. Ka në përbërje ar të bardhë dhe diamante.

34-vjeçari ishte pjesë e panelit, në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA