Kosova do të testojë mësuesit/ Sindikata e Arsimit e kundërshton nismën e qeverisë: Nuk do ta lejojmë

04/05/2021 19:56

Brenda mandatit katër vjeçar të Qeverisë Kurti pritet të bëhet testimi i mësimdhënësve lidhur me aftësitë e tyre në vend të punës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në një intervistë për Top Channel ka treguar se ky testim ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsim.

Megjithëkëtë Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kundërshtuar testimin e mësimdhënësve, duke deklaruar se nuk do të lejojnë që kjo të ndodh.

Por, Nagavci thotë se koha e shantazheve nga kjo sindikatë ka marrë fund.

Me testimin e mësimdhënësve nuk po pajtohet as njohësi i sistemit të arsimit, Rinor Qehaja.

Ai thotë se vlerësimi i tyre duhet të bëhet bazuar në ligjet në fuqi.

Në drejtim të Sindikatës së Arsimit në Kosovë vazhdimisht ka pasur akuza se nuk ndihmojnë në përmirësim të arsimit në vend, por bëjnë protesta vetëm për rritje pagash

Top Channel