EMRI/ Familjarët e nisën me urgjencë në spital, pasi pësoi infarkt, ndërron jetë Shefi i Komisariatit në Lushnjë
04/05/2021 09:31
Shefi i komisariatit të Lushnjës, Adrian Matani ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.
Mësohet se shefi i komisariatit dyshohet se ka humbur jetën nga infarkti në banesën e tij në Tiranë, por edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.
Top Channel