Balla: Të shtyhen dy seancat e ardhshme, më 13 maj është festa e Bajramit
04/05/2021 11:16
Sot po zhvillohet seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka propozuar shtyrjen e dy e seancave të ardhshme, atë të datës 6 dhe 13 maj.
“Do doja të propozoja dy ndryshime, seanca që është parashikuar për në datën 13 maj nuk mund të mbahet sepse është dita e Bajramit dhe është një festë zyrtare në Shqipëri dhe për këtë arsye të planifikojmë një datë tjetër. Ndërkohë që për seancën e planifikuar pasnesër do kërkoja të shtyhej me një ditë dhe të zhvillohej ditën e premte, edhe për ti lënë kohë Komisionit të ligjeve për të plotësuar procedurat”, është shprehur Balla.
Top Channel