Fillimi i muajit maj shënoi edhe arritjen e objektivit që institucionet e vendit kishin vendosur.
U vaksinuan mbi gjysmë milionë qytetarë. Synimi tani është vaksinimi i 1 milionë shtetasve të Republikës së Shqipërisë.
Në vaksinodromin në “Sheshin Skënderbej” vazhdon vaksinimi masiv i personave mbi 60 vjeç, i të moshuarve dhe kategorive të rrezikuara, duke aplikuar dozën e parë apo të dytë, sipas kalendarit.
Qytetarët: Bëra dozën e dytë sot. Mrekulli shkoi, asnjë lloj komplikimi. Tani do marrim nipin e ta çojmë te lodrat.
Po planifikojmë edhe pushime, se vjet nuk bëmë. Mos na e kujto vitin e shkua. Ishte tmerr sidomos për ne. Mosha jonë sikur përjetoi luftën e dytë botërore.
Të gjithë po i bëjnë vaksinat, kot thonë që nuk e bëj, s’kam besim, të gjithë këtu i ke.
Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar të cilit i referohen ekspertë të ISHP-së vaksina kundër Covidit ul rrezikun nga vdekja, nga forma të rënda të sëmundjes dhe redukton transmetueshmërinë e virusit.
Në Wuhan, vendin e origjinës së Covid 19-tës dhe që tani është plotësisht i çliruar nga virusi, u organizua fundjavën që shkoi festivali i muzikës me pjesëmarrjen e mijëra të rinjve i quajtur “Luleshtrydhja Wuhan”.
Top Channel