“S’do bëjmë asgjë pa Opinionin e vyer të Venecias”- Balla tregon nëse do ta pranojë dekretimin nga Presidenti Meta

03/05/2021 11:45

Kreu i Grupit Parlamentarë të PS-së, Taulant Balla ka folur për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke thënë se tashmë pas firmosjes së shumë deputetëve për shkarkimin e tij pritet ngritja e Komisionit Hetimor.

I pyetur nëse do të heqin dorë nga rezoluta, nëse çështja shkon sërish në Venecia dhe Balla tha se Kjo është diçka që është vendimmarrje e komisioneve përkatëse, atij të Ligjeve dhe atij Hetimor Parlamentar. Ne siç kemi vepruar do të veprojmë, s’mund të bëjmë asgjë pa opinionin e vyer të Venecias. Por mendojmë që opinioni i kaluar i Venecias duhet pasur në konsideratë edhe për këtë aspekt”.

Pyetjes nëse PS do që ta shkarkojë Presidentin para e t’i përfundojë mandati, Balla iu përgjigj: Është një zinxhir hapash. Unë jam këtu si një prej propozuesve dhe institucionet do ta vendosin. Unë nuk e  parashikoj se çfarë procedure do ndjekë Gjykata Kushtetuese”.

Interesit të gazetarëve nëse do të pranojë dekretimin nga një president për të cilin ka firmosur shkarkimin, Balla iu përgjigj: Këto janë çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me këtë proces. Unë besoj që Kuvendi i Shqipërisë po bën gjënë e duhur në kushtet e një Presidenti që nuk po ushtron mandatin e Presidentit të Republikës. Besoj që biem dakord që nuk e ka ushtruar këtë mandat sipas parashikimeve.

Unë kam besim që me opozitën e re parlamentare në legjislaturën e 10-të do të institucionalizojmë një frymë tjetër bashkëpunimi në dobi të reformave të rëndësishme”.

A keni ndonjë pengesë ligjore në ngritjen e komisionit hetimor? Ato ndalohen të ngrihen 4 muaj para përfundimit të mandatit.

Balla: Nuk janë 4 muaj sot, janë më shumë, kështu që besoj që Kuvendi e ka hapësirën për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe për ta përfunduar brenda mandatit të këtij parlamenti. Legjislatura tjetër fillon me 8 ose 9 shtator.

Top Channel