Kryeministri, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme një projekt që përfshin digjitalizimin e transportit rrugor përmes e-Transport. Në një postim në facebook, Rama ka thënë se kjo ndodh për herë të parë dhe se bileta elektronike do sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Postimi i plotë: 

Mirëmëngjes. Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport. Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke v Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:
✅520 linja
✅242 operatorë
✅2,282 mjete

Top Channel