Një debat i ashpër ka nisur mes analistit Frrok Çupi dhe ish deputetit Lefter Maliqi në studion e emisionit “Breaking”.
Teksa po debatonin për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Maliqi e cilësoi të shitur analistin Frrok Çupi.
Kjo nxiti menjëherë reagimin e ashpër të Çupit, i cili i tha: “S’mund të më thuash mua je i shitur, nuk ta lejoj edhe pse je polic.”
Biseda agravoi në ofendime nga më të ndryshmet, “Ti je palaço, je pederast” mes njëri-tjetrit derisa Çupi zgjodhi të hiqte mikrofonin dhe të largohej nga studio.
Maliqi: E para unë nuk mbete i habitur që një pjesë e mediave shërben pushtetit e të drejtë kanë sepse është ky interesi i madh, por që të krahasojmë Edi Ramën me Tony Blair Shqipërinë me Anglinë kjo…
Çupi: Shiko ti Lefter i dashur e krahasova unë, e krahasova unë dhe si shërbej askujt.
Maliqi: Frrok, që i shërben, i shërben, rri rehat
Çupi: Edhe pse je polic nuk të lë.
Maliqi: Kush është polic e di mirë, unë kam edhe shkollë edhe…
Çupi: Ore budalla, idiot, ore maskara.
Maliqi: Ka më rrugaç se ty, ka më palaço se ty, më fëlliqësirë se ty.
Çupi: Ore Maskara, unë nuk të lë o ndyrësirë, o pis, pis..
Maliqi: Pederast, palaço, mos më thuaj mua ashtu, qelbësirë, rrugaç, i blerë, i shitur.
Çupi: Maskara burrë (heq mikrofonin dhe largohet)
Maliqi: Të më thuash mua ti, që kam mbaruar Skënderbegas, shkollën e bashkuar, shkollën e policisë, kolegjin e lartë të Nato-s, master shkencor studime Evropiane me një karrierë të madhe që e prodhova dhe të më thuash ti për këto gjëra por kjo është turp.
Top Channel