Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi kunatin e tij dhe më pas i dëmtoi mjetin pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhërmi pas një konflikti për motive të dobëta. Arrestimi u bë pasi 42-vjeçari akuzoi dhunën me sende të forta dhe dëmtimin e xhamit të automjetit.
“Goditi kunatin dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 39-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Top Channel