Ndërsa e ndajnë vetëm pak ditë nga çelja e sezonit turistik, Greqia ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese, duke hapur baret dhe restorantet.

Shumë kafene dhe restorante në qendër të Athinës u hapën sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Pronarët e lokaleve së bashku me punonjësit e tyre, filluan të vendosnin tavolina dhe karrige duke u siguruar që të respektohet distanca sociale.

Në çdo tryezë do të ketë dezifektant, ndërsa punonjësit do të mbajnë maska.

“Ne presim shumë njerëz dhe jemi optimistë për ditët në vijim. Urojmë që të vijnë edhe turistë”, tha një pronar kafeneje, raportojnë mediet greke.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA