Festa e karnavaleve të Nartës/ Rikthim pas një viti mungese për shkak të pandemisë
03/05/2021 15:28
Çdo vit për pashkë, në fshatin Nartë të Vlorës organizohen karnavalet , një festë që bashkon komunitetin e kësaj zone në fshatin që po braktiset.
Tipike të kësaj feste janë maskat e shumat, të cilat përfshijnë nga figura të njohura popullore e deri tek kafshët apo personazhe filmash vizatimorë.
karnavalet rikthehen pas një viti mungesë për shkak të pandemisë,ndërkohë që mungojnë banorë të këtij fshati që sot jetojnë jashtë vendit.
Festa pagane e Karnavaleve në fshatin Nartë vazhdon tri ditë me radhë, që nga e diela e madhe e Pashkëve deri të Martën në mbrëmje.
Top Channel