Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.
Gates përmend edhe tre fëmijët e tij, teksa thotë se si çift kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore.
Ata kanë kërkuar privatësi për familjen e tyre, derisa të fillojnë jetën e re.
“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.
Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re”, shkruhet në letër.
Top Channel