Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i cili ka kërkuar vazhdimisht largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ka debatuar në “Breaking” me deputetin e sapozgjedhur Tritan Shehu në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Shehu sugjeroi që kolegët të kalojnë këtë moment të vështirë duke evidentuar krimin elektoral, jo të kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ndërsa Elezi e pyeti nëse do të futet në parlament, Shehu e la pa përgjigje.
Më pas, Elezi e cilësoi si “Ramiz Alia në vitin 1991” fjalën e Tritan Shehut në lidhje me situatën me të cilën po përballet PD.
Tritan Shehu: Unë i këshilloj kolegët e mi që të kalojmë këtë moment të vështirë.
Ibsen Elezi: A di një moment si kalohet? Si a ke konkretisht një rrugë?
Tritan Shehu: Në këtë momente të evidentojmë problemin për krimin elektoral.
Ibsen Elezi: Do futeni në parlament apo jo? Ma trego personalisht do futesh apo jo?
Tritan Shehu: Qetësohu të lutem, merre me të qetë zotëri.
Ibsen Elezi: Je duke fol si Ramiz Alia në ’91.
Tritan Shehu: Kush do të veprojë ndryshe, PD ka forumet e veta që do të shihen të gjitha opsionet e mundshme për përballimin e kësaj situate kaq të vështirë.
Ibsen Elezi: Nuk ka asnjë argument, të flasësh për gjëra jo konkrete, thotë ne po faktojmë masakrën zgjedhore por ç’lidhje ka ndejtja e kreut të PD. Edhe tjetri që do vij më pas, këtë problem do ketë, vjedhjen e votës.
Top Channel