Përshtatur nga Project Syndicate

Transparenca është përbërësi që mungon në platformat e mëdha mediatike sot, me të gjithë të fshehur në errësirë për mënyrën se si algoritmet e pronarit i rendisin njerëzit dhe u japin përparësi mesazheve. Por kjo nuk duhet të na bëjë që të dënojmë të gjitha mediat sociale, por duhet të jemi të ndjeshëm ndaj mënyrës se si i përdorin pronarët dhe autoritetet ato.

Grupi mbikëqyrës ‘Reporterët pa Kufij’ (RSF) e konsideron gjendjen e lirisë së shtypit “të mirë” në vetëm 12 vende – më pak se kurrë më parë.

Kërcënimi më i qartë për lirinë e shtypit në të gjithë botën buron nga regjimet autoritare, disa prej të cilave janë dyfishuar në kufizimin e shtypit për të parandaluar raportimin mbi dështimet e liderëve politikë gjatë pandemisë. Në Hungari, e cila ra në vendin e 92-të në renditjen botërore të RSF-së për lirinë e shtypit, nga vendi i 89-të vitin e kaluar, qeveria ka kërcënuar organet e medias me ndjekje penale për “bllokimin” e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar COVID. Infermierët dhe mjekët janë të ndaluar të flasin me gazetarë të pavarur.

Regjimet autoritare po rafinojnë gjithashtu teknika më pak të dukshme për të kufizuar pluralizmin e mediave. Ata mbajnë reklamat shtetërore (të cilat shpesh janë rritur gjatë pandemisë) në pikat që janë kritike ndaj tyre. Ato u mundësojnë biznesmenëve miqësorë të regjimit të blejnë media, siç ka ndodhur në Turqi, ku oligarkët e ndërtimit që kanë përfituar nga bumi i fundit i ndërtesave po paguajnë borxhet politike ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdogan duke marrë në pronësi gazetat e pavarura.

Megjithëse faktorët që krijojnë regjime si ata në Hungari dhe Turqi mund të jenë shumë të ndryshëm, modelet e qeverisjes duken të ngjashme, sepse regjimet po mësojnë nga njëri-tjetri.

Demokracitë bëjnë gabime sigurisht gjatë gjithë kohës, por virtyti i tyre i veçantë, është se ata  mund të korrigjojnë dhe të mësojnë nga gabimet e tyre. Nga ana tjetër regjimet autoritare supozohet se nuk mund dhe do të ngecin, nëse nuk shemben si Bashkimi Sovjetik. Regjimet autoritare janë vështirë të pathyeshme, do të ishte naive të mendohej se shkatërrimi i tyre është i pashmangshëm, sepse ata shkëputen nga informacioni dhe nga të mësuarit. Në fakt, ata vazhdimisht po zhvillojnë politika të reja, të tilla si ligje neutrale nga ana ‘faciale’ që de facto shërbejnë për të shtypur shoqërinë civile.

Aty ku populistët e djathtë nuk janë ende në qeveri, ata janë bërë të aftë në ndërtimin e kundër-publikut në internet, me pjesëmarrësit që akuzojnë gazetarët se janë të njëanshëm dhe duke i bërë presion për të provuar profesionalizmin e tyre duke i kushtuar vëmendje maksimale temave të preferuara nga e djathta – dhe , më pak e qartë, për të praktikuar raportim të rreptë të “të dy palëve” për çdo çështje.

Por kur partitë kthehen kundër parimeve demokratike, një raportim i tillë bëhet ndihmësi i tyre.

SHBA është vetëm shembulli më i qartë në këtë drejtim. “Polarizimi” shpesh paraqitet si një fenomen simetrik. Dikush nuk ka pse të pëlqejë idetë e politikave të senatorit amerikan Bernie Sanders ose përfaqësuesit të Alexandria Ocasio-Cortez, por ato vështirë se janë figura të përfshira në minimin e demokracisë. Republikanët që nuk pranojnë të njohin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe po kërkojnë të miratojnë masa për të shtypur votimin me të vërtetë, janë ata po kërkojnë të minojnë demokracinë. Por, siç ka theksuar kritiku i medias Jay Rosen, paraqitja e një realiteti asimetrik politik si një simetrik është, në fakt, një shtrembërim.

Nga ana tjetër, audiencat po mësojnë se vlerësimi i mediave është një sfidë komplekse: një media mund të jetë e paanshme, por jo të jetë e pavarur; një pronar mund t’i ndryshonte gjërat me qejf.

Është pikërisht një transparencë e tillë që po mungon në platformat e mëdha mediatike sot: të gjithë, nga përdoruesit e zakonshëm te studiuesit mjaft kompetentë, mbeten në errësirë për mënyrën se si algoritmet e pronarit i klasifikojnë njerëzit në grupe dhe u japin përparësi mesazheve të veçanta. Kjo nuk duhet të na bëjë që të dënojmë format e reja të vetë-shprehjes siç janë mediat sociale. Në vend të kësaj, ne duhet të jemi të ndjeshëm ndaj mënyrës se si autoritarët i përdorin këto platforma për të simuluar mbështetjen dhe shtypur mospajtimin.

Disa platforma bazohen në një model biznesi që përshkruhet më së miri si “kapitalizëm nxitës”: përdoruesit mbahen të angazhuar duke i mbështetur me përmbajtje gjithnjë e më ekstreme.

Turma të tilla shpesh sulmojnë gazetarët. Një arsye që demokracitë si Gjermania janë zvogëluar nga RSF nuk është se qeveria po shtyp median, por që profesionistët që raportojnë për demonstrata kundër qasjes së Kancelares Angela Merkel ndaj COVID-19 janë hasur me gjithnjë e më shumë dhunë. Sigurisht, Facebook, Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale nuk janë ekskluzivisht përgjegjëse për shkaktimin e ndjenjave të dhunshme; por rregullimi i tyre në mënyrë më të rreptë është, siç duket, tani edhe thelbësor për mbrojtjen e lirisë së shtypit.

M.Hoxha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA