Tifozët e Man.United/ Protestë në “Old Trafford’ kundër pronarëve

02/05/2021 19:21

Pasditja e kësaj të diele në Mancester ishte e tronditur.

200 tifozë të skuadrës së Mancester Junajtid pushtuan stadiumin Old Trafford në prag të sfidës së Djajve të Kuq në prag të sfidës me Liverpoolin e parashikuar të niste në orën 17:30. Tifozët e Mancester Junajtid zhvilluan një protestë kundër pronarëve të klubit, familjes Glejzër pikërisht për shkak se ata e përfshinë klubin e Djajve të Kuq në projektin e Superligës.

Protestuesit u larguan nga fusha e lojës, por sërish disa prej tyre arritën të kthehen në brendësi të stadiumit mitik. Po kështu tifozët protestuan edhe në ambientet jashtë hotelit ku qëndroi skuadra e Mancester Junajtid përpara kësaj sfide.

Tifozët e Mancester Junajtid filluan të mblidheshin rreth orës 15:00 teksa mbanin në duar tymosëse me ngjyrat e gjelbër dhe të artë, që janë ngjyrat e fanelave të para të këtij klubi legjendar dhe të protestave të para anti Glazer që u mbajtën në vitin 2010, për të zhvilluar këtë protestë ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë. Vlen të theksohet se për shkak të pandemisë koronavirus, tifozët nuk lejohen të hyjnë në stadium në futbollin anglez.

Mancester Junajtid ishte një prej 6 klubeve angleze që u përfshi në projektin Superleague, por shumë shpejt Djajtë e Kuq u tërhoqën ashtu sikurse edhe 5 klubet e tjera anfgleze. Një prej pronarëve të klubit Xhoel Glejzer kërkoi ndjesë ndërsa zv/presidenti Ed Uduard dha dorëheqjen nga posti I tij dhe në fund të 2021 do të largohet nga Mancester Junajtid. Por kjo nuk i kënaqi tifozët e Djajve të Kuq që arritën deri në këtë lloj proteste ku pushtuan për pak kohë fushën e Old Trafford.

Top Channel