Sot kremtohen Pashkët Ortodokse! Besimtarët rikthehen në Kisha, por ora policore e zhvendos meshën në mëngjes

02/05/2021 08:31

Sot, besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj.

Ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

Si ndikon pandemia e koronavirusit te festa e Pashkës

Mesha do duhej të mbahej në mesnatë, por për shkak të koronavirusit dhe orës policore ajo u zhvillua në mëngjes ku besimtarët do të marrin dritën e shpresës që nuk perëndon kurrë në ambientet e brendshme të Kishës, e ndërsa pritet edhe një mesazh nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ndërkohë, këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin social, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.

Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që  na mëson kjo ‘luftë’ me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA