Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në Lungomare 2 në qytetin e Vlorës.

Temperaturat janë ngrohur dhe teksa të gjithë po bëhen gati për të pritur sezonin turistik, Rama thotë se në Lungomare 2 do të ketë një plazh të ri publik me 5 yje.

Një prej pyetjeve të kryeministrit ishte në lidhje me ujin në pishinën e fëmijëve, për të cilën një prej punëtorëve i tha se do të jetë me dy variantet.

Ndërsa një tjetër shqetësim i Ramës është fusha e basketbollit. “Morali i fabulës është që të bëjmë një plan mbulimi me panele të forta dhe pjesa tjetër të mbarojë. Ndërkohë atë fushën e basketbollit atje që të thashë. Ta bëjmë sa më shpejt mos të presim ata të vdekurit e bashkisë”, tha Rama, i cili duket se sulmoi drejtpërdrejt kreun e Bashkisë së Vlorës, i cili refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel