Përdori presionin për t’i marrë 20 mijë lekë të reja të miturës, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
02/05/2021 08:40
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare”, njofton policia.
Top Channel