Paris Saint Germain bën detyrën përballë Lens në javën e 35-të të Ligue 1, duke fituar 2-1, rezultat që e ngjiti përkohësisht në krye të kampionatit me 75 pikë.

Parizienët shënuna nga një gol në çdo pjesë me Neymar (33’) dhe Marquinhos (u shërbye pikërisht nga Neymar 59’), ndërsa për Lensin golin e e vetëm e realizoi Gonago (61’).

Skuadra e drejtuar nga Pochettino gjithsesi do të duhet t’I fitojë të tria sfidat e mbetura, ndaj Rennes, Reims dhe Brest për të ruajtur statusin e kampiones së Francës.

Ndërkohë Lille nuk fali përballë Nices në shtëpi,. Kryesuesit e Ligue 1 fituan 2-0 duke shënuar nga një në çdo pjesë me autorë Yilmaz dhe Celik. Lille mbetet në krye me 76 pikë, një më shumë se PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA