
Besimtarët ortodoksë të Lushnjes kanë festuar Pashkët në kishën e Shën Gjergjit.
Për shkak të pandemisë, mesha e shenjtë u mbajt mëngjesin e sotëm. Besimtarët e pranishëm kanë qenë të paktë, ndryshe nga vitet e tjera e megjithatë ritet e Pashkës së Madhe u kryen sipas rregullave anti Covid.
Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rëndësishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite te madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen e dritës mbi errësirën, e dashurisë mbi urrejtjen. Kur kujtojmë Pashkën, mund të veçojmë vezët e kuqe, e cila simbolizon jetën, ndërsa ngjyra e kuqe sakrificën e birit të perëndisë, Krishtit, i cili u kryqëzua për shpëtimin e të gjithë njerëzimit.
Top Channel